Ambasadori Italian z.Alberto Cutillo vizitoi Përmetin, më 13.07.2017,  ku u takua dhe me Kryetarin e Bashkisë z.Niko Shupuli.

Kryetari i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe financimet e projekteve nga ana e qeverisë Italiane nëpërmjet fondacionit CESVI.  Njëkohësisht i kërkoi forcimin e bashkëpunimit, si dhe shprehu kërkesën për afrimin e bizneseve italiane për të investuar në fushën e turizmit, agrokulturë dhe fasoneri në Bashkinë Përmet, mundësitë e kontakteve me bashkitë italiane për hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta me BE.

Ambasadori Cutillo, shprehu gatishmëri , forcimin e bashkëpunimit dhe për të parë mundësi që në vitet në vazhdim biznesi italian të investojë në Bashkinë Përmet si dhe në fushat me interes të përbashkët.