Ditën e djeshme, 15.06.2017, në ambjentet e Pallatit të Sportit Përmet, u organizua Kampionati Kombëtar i Ping-Pong-ut për moshat 12 vjeçare (U12).
Në ditën e parë u zhvilluan ndeshjet ekipore, ku merrnin pjesë lojtarë nga 7 rrethe si: Përmeti, Tirana, Durrësi, Berati, Vlora, Elbasani dhe Burreli. Përmeti arriti të shpallej Kampion i Shqipërisë për vitin 2017, duke fituar të gjitha ndeshjet me rezultatin 3-0.

Në ditën e dytë, u zhvilluan ndeshjet individuale. Në përfundim të këtij aktiviteti ku merrnin pjesë 32 lojtarë, Anxhelo Gace nga qyteti i Përmetit, u shpall Kampion i Shqipërisë dhe Kristo Ziso, gjithashtu përmetar, u shpall Nën/Kampion nën trajnimin e z.Ethem Bejo .

Vlerësimi i fituesve u bë nga Kryetari i Bashkisë Përmet dhe  Sekretari i Federatës Shqiptare të Ping-Pongut z.Tonin Binoshi.