Roli i Turizmit dhe Integrimi i Shqipërisë në BE ishte tema e takimit, që EU Policy Hub në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, organizoi ditën e shtunë, 10.06.2017, në Përmet.
Gjatë këtij takimi u prezantua Manuali për Qytetarët e më konkretisht kapitulli për turizmin dhe kulturën.  Prezantimi u mbështet edhe nga zv.kryetari i Bashkisë z.Llazar Thanasi ,i cili u ndal tek mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Përmet.