KISHA E SHËN MËRISË,  KOSINË

Kisha  ngrihet  mbi një kodër, në fshatin Kosinë, dhe është ndërtuar me sshekujve XII-XIII. Mban statusin monument kulture që prej vitit 1963.

Është e tipit kryq i brëndashkruar me kupolë me tambu dhe përbëhet nga narteksi që është drejtkëndësh dhe mbulohet me qemer cilindrik me formuese veri-jug. Narteksi nga ku është hyrja për te naosi përbëhet nga mjedisi qendror me kupolë, katër krahët e kryqit dhe nga mjediset këndore. Porta e hyrjes mbulohet me hark ndërsa tamburi cilidrik është i ndërtuar me tulla ashtu si dhe muret. Ngarkesa  e jashtme dekorative është  shumë interesante, dhe gërshetohet me një sërë motivesh, qtë realizuar me tulla në muraturë që formojnë simbole dhe shkronja (kryqe , harqe, korniza dhëmbësharrë, friza kurrizpeshku). Nga tiparet arkitektonike dhe trajnimi dekorativ datohen në shekullin   XII – XIII.

,