KISHA E SHËN MËRISË NË FSHATIN  BËNJË

Kisha ndodhet në fshatin Bënjë dhe është ndërtuar ndërmjet viteve 1789 dhe 1891.  Ajo është një kishë me vlera të veçanta dhe mban statusin monument kulture që nga viti 1970.  Në ditët e sotme është shumë e njohur në të gjithë luginën pasi çdo vit më 21 nëntor të gjithë banorët e fshatrave mblidhen dhe festojnë së bashku.

Ajo ka  formën  e një drejtkëndëshi me mure guri, ndërsa  çatia mbulohet me pllaka të holla të gurta. Ikonostasi është punuar në vitin 1904 nga mjeshtri Sionidhis Qioni. Ndarja e kishës në dy ambjente reflekton ndarjen karakteristike midis burrave dhe  grave përsa i përket shërbesave fetare . Në sallën e burrave ndodhet kupola në të cilën është pikturuar me ngjyra të ndezura figura e Jezu Krishtit. Në krye të sallës së madhe ndodhet ajodhima (vëndi ku prifti kryen shërbesat fetare dhe jepet kungimi e nafora), ndërsa në krahun  e djathtëështë vendosur ikona (konizma ) e Shën Marisë së Bënjës e veshur me argjent nga Pandeli Saqellari. Aty ndër të tjera ndodhet edhe kazani i pagëzimit dhe vendi ku qëndron dhespoti. Salla e grave është më  e vogël  ,por me dy kate ,i pari i shtruar me pllaka guri, ndërsa i dyti ,si dyshemenë dhe shkallët i ka prej dërrase. Kjo kishë ,është e rrethuar nga qiparisa dhe me pamje mbi luginën e Vjosës .