KISHA  E SHËN MËRISË, LEUSË

Ndodhet buzë fshatit Leusë.  Pjesa e përparme e kishës është si manastir, kurse vetë kisha është si tempull, dhe rrethohet nga 3 përrenj të mëdhenj që dalin nga malet dhe derdhen në  lumin Vjosa. Përpara kishës gjenden disa monumente të vjetra varresh të viteve 1800-1900.  Kisha është rikonstruktuar në vitin 2000.

Është e tipit bazilikas, ndërtuar në fund të shekullit XVIII me përmasa 23 x 10,5 m . Kisha ka  një naos të ndarë në 3 nefe, ku nefet anësore janë të mbuluara me kësulë sferike, ndërsa nefi qendror me qemer cilindrik. Kupola ngrihet mbi tamburin e ngushtë të lartë dhe në hapësirën e mesit ndohen 12 dritare.  Struktura kompletohet nga një  narteks dykatësh dhe altari. E gjithë ndërtesa është e ndërtuar me gurë vendi dhe e mbuluar me rrasa guri. Kisha ka edhe një mbishkrim të pikturuar mbi portën e hyrje, i cili dëshmon mjeshtërinë e atyre që e punuan. Pikturat murale janë të vitit 1812 ndërsa ikonostasi i gdhendur mban datën 1817. Vlera të veçanta artistike kanë afresket dhe ikonostasi i gdhendur në dru arre. Pamjet dhe kompozimet në dru të marra nga Bibla dhe nga natyra kanë një stil dhe mjeshtëri të lartë, i cili vihet re t jo vetëm tek “dera e bukur “ apo “proskinitar “ por  në të gjithë trupin e ikonostasit.