Aplikimi për bursë

Aplikimet e kërkesave për bursë paraqiten pranë zyrës së Arsimit gjithmonë mbasi të vijë plani i bursave nga  Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Studentët dhe nxënësit që aplikojnë për bursa duhet të paraqesin këto dokumenta:

-Kërkesë me shkrim
-Vërtetimi i regjisrimit përfundimtar  të studentit apo nxënësit në shkollën ku ka filluar studimet.
-Çertifikatë familjare
-Kopje e kartës së identitetit
-Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
-Vërtetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen në deklaratën e dhënë  nga kryefamiljari .
-Vërtetim tek ndihma sociale që merr ose jo.
-Për të gjithë pjesëtarët e moshës së punës  që deklarohen të pa punë , duhet vërtetim tek Zyra e Punësimit ,që janë kërkues pune dhe që nuk trajtohen me asistencë  (origjinale )
-Vërtetim në tatim taksa  që nuk ka aktivitet privat (familjarisht)
-Vërtetim që kanë ose jo tokë në përdorim nga zyra e kadastrës.
-Vërtetim nga rajoni për saktësim adrese (adresa e plotë e studentit )
-Për moshën e pensionit vërtetim, ku të jenë shënuar pensioni me të gjithë kompensimet  përkatëse
-Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore
-Për nxënës dhe studentët që kanë statusin e jetimit duhet kopje e noterizuar e statusit të jetimit.
-Për rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo studentë duhet të sjellin vërtetime  që trajtohen ose jo me bursë shteti (nga shkolla ku është) .

KUSHTET EKONOMIKE TË NXËNËSIT DHE STUDENTIT PËR DHËNIEN E BURSËS

Nr. Përbërja familjare Përfitojnë bursa Përfitojnë gjysëm bursa Me pagesë
Për qytetin Me të ardhura mujore  lekë/frymë Me të ardhura mujore  lekë/frymë Me të ardhura mujore  lekë/frymë
1 Për familjet me 2 persona Deri 3,200 lekë 3,200-4,600 lekë Mbi 4,600 lekë
2 Për familjet me 3 persona Deri 3,100 lekë 3,100-4,500 lekë Mbi 4,500 lekë
3 Për familjet me 4 persona Deri 3,000 lekë 3,000-4,400 lekë Mbi 4,400 lekë
4 Për familjet me 5 persona Deri 2,900 lekë 2,900-4,300 lekë Mbi 4,300 lekë
5 Për familjet me 6 persona Deri 2,800 lekë 2,800-4,200 lekë Mbi 4,200 lekë
6 Për familjet me 7 persona Deri 2,700 lekë 2,700-4,100 lekë Mbi 4,100 lekë
7 Për familjet me 8 persona Deri 2,600 lekë 2,600-4,000 lekë Mbi 4,000 lekë

       Shënim : Nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë , kur familja përfiton ndihmë ekonomike  në varësi të masës së kësaj ndihme , brënda planit të akorduar për secilën njësi të pushtetit vendor .