Ditën e mërkurë, 01.11.2017, në ambientet e Qendrës për Informim të BE u zhvillua ceremonia e Nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes bashkive fituese dhe PNUD, si pjesë e Programit ReLOaD.

Bashkia Përmet ishte një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e bashkisë përkatëse. Projektet e financuara do të ndihmojnë për zbatimin e strategjive vendore të zhvillimit që përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët që jetojnë në Bashkinë Përmet dhe do nxisin pjesëmarrjen dhe llogaridhënien.