Në kuadër të politikave nxitëse të leximit, në zbatim të programit “Edukim përmes kulturës” dhe fushatës kombëtare të leximit “Takohemi për një libër “, të shpallura nga Ministria e Kulturës, në mjediset e Bibliotekës Publike Përmet , u zhvillua një aktivitet me nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Meleq Gosnishti’ në udhëheqjen e mësueses së tyre Kozeta Thanasi .

Në aktivitet merrnin pjesë prindër, mësues dhe të ftuar të tjerë , të cilët ndoqën performancen e mrekullueshme në lexim të këtyre fëmijëve, anëtarë të Bibliotekës .

Ky Projekt do te vijojë ndër vite , derisa këta fëmijë të bëhen maturantë.