Bashkia Përmet dhe “Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombetare Vëllezerit Frashëri” , organizuan me rastin e 170 vjetorit të lindjes të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri , veprimtarinë përkujtimore, e cila u mbajt në fshatin Frashër aty ku poeti u lind dhe morri mësimet e para. Në këtë veprimtari morën pjesë: Kryebashkiaku Z. Niko Shupuli , Deputeti i zonës Z.Vladimir Kosta, shkrimtarë dhe artistë, të cilët folën mbi jetën dhe veprën e Naimit. Gjithashtu , i jepet titulli : “NDERI I QYTETIT TE PERMETIT” Z. Rexhep Qosja me motivacion :Atdhetar, Personalitet i rëndësishëm i letrave kombëtare Shqipe, një zë i kthjellet intelektual i ndërgjegjjes kombëtare, i denjë i udhës së Frashëllinjve në dobi të cështjes kombëtare Shqiptare. Studiues më i madh i veprës së Naim Frashërit.