Nuk mund të humbasim akoma kohë për jetëzimin e projekteve të zhvillimit turistik të Përmetit.

Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore të datës 15.11.2016, ku u miratua financimi për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit edhe në Përmet, ka filluar puna konkrete për përcaktimin e projekteve që do të mbështeten nga Banka Botërore.

Së bashku me Drejtoreshën e Bankës Botërore Znj.Tahseen Sayed (që për herë të parë vizitonte Përmetin) dhe Ministren e Kultures znj. Mirela Kumbaro, hartuam draft kalendarin e hapave qe të ndiqen në vijimësi për konkretizimin e projekteve .
Bashkërisht vendosën të intesifikohet puna e grupeve të punës sepse nuk kemi kohë për të humbur.

Pas vizitave në Përmetin e vjetër, kishën e Leusës, Bënjë dhe kanionin e Lengaricës, mikeshat e nderuara, ndanë opinionin se Përmeti është një thesar me resurse turistike ende të pazbuluara dhe që ia vlen të vizitohet .

Projekte që do të financohen do të sjellin përmirësime në infrastrukturën urbane dhe rurale, do të ketë restaurim cilësor të objekteve të trashëgimisë historike dhe kulturore cka do të shoqërohet me rritje të numrit të operatorëve turistike që do të punojnë në Përmet .

Megjithëse projekti i BB është me afat pesë vjecar, rezultatet do të ndihen shumë shpejt duke filluar që në muajt e parë të vitit 2017.