Në kuadër të  “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe “Ditëve Europiane të Trashëgimisë”, Bashkia Përmet, arkeologët e Projektit “MEMOLA”, Qëndra CERPHAAL dhe Sektori i Kulturës Kombëtare Përmet, më datë 29.09.2017 kanë organizuar aktivitete dhe veprimtari teorike dhe praktike.

Këto aktivitete janë shtrirë edhe në shkollat 9-vjeҫare të qytetit, ku nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” kanë organizuar vizitën në sondazhin arkeologjik dhe nxënësite e shkollës “Meleq Gosnishti” improviazuan një gërmim arkeologjik me qëllim njohjen e vlerave dhe punën e një gërmimi arkeologjik.