FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË RAJONIT TË LUGINËS SË VJOSËS!

Më datë 13 tetor 2017, në ambjentet e Qendrës Multifunksionale Përmet, Bashkia Përmet në bashkëpunim me AlbKonfindustria organizuan Forumin Ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit të luginës së Vjosës.

 Në këtë forum u debatuan potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme që paraqet Rajoni i përshkruar nga lumi Vjosa. Temat që u trajtuan ishin: politikat dhe bashkëveprimi për ruajtjen dhe përmirësimin e vlerave të mëdha mjedisore dhe trashëgimisë së shumtë kulturore-artistike të Rajonit të lumit Vjosa si mundësi per zhvillimin e industrisë turistike, agroturizmit , bujqësisë, blegtorisë , artizanatit, sporteve etj.

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin 9 bashkitë e përshkruara nga lumi Vjosa nga malet e Pindit ne Greqi deri në grykëderdhjen në Detin Adriatik, pjesëmarrës nga ministri dhe agjensi qëndrore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment