22.12.2020
Në dhjetorin e festave, në vigjilje të Krishtlindjeve, një ditë e veçantë ju kushtohet nxënësve model në mësime, krenarisë së familjes, shkollës dhe qytetit.
Kryetarja e Bashkisë shpërndau dhurata për nxënësit e dalluar duke shprehur vlerësim maksimal për këta fëmijë që i japin më shumë shkëlqim qytetit me rezultatet e tyre. 👏🎁🎁
Urimet më të mira këto festa, suksese dhe mirënjohje edhe për stafin e mësuesve në përgatitjen e këtij brezi dhe punën e tyre të palodhur.