Konfindustria në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, organizuan ditën e sotme takimin online të forumit për nismën e ndërtimit të Strategjisë së Zhvillimit të Qendrueshëm të rajonit të Basenit të Vjosës.
Thelbi i kësaj strategjie është përpjekja jo vetëm e Bashkisë Përmet si Bashki e lidhur ngushtë me lumin Vjosë për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe ekosistemit të lumit por edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërkufitar dhe gjithë aktorëve për mbrojtjen e pasurisë tonë të përbashkët, Vjosës.
E vlerësojmë këtë strategji edhe si një mundësi për zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare, përfitimin e projekteve zhvilluese, ruajtjen e ekosistemit, si dhe ndalimin e fenomenit të emigracionit.
Dita e sotme dedikuar Vjosës, mbyllet me dokumentarin” Vjosa Mbretëresha Blu” që do të transmetohet në kanalin Italian Rai3 ora 18:15.
Vjosa është pasuri e gjithë Europës!