Komuniteti përmetar gjatë viteve ka treguar se asnjëherë nuk i ka munguar dëshira për sportet, kalitjen fizike e në veçanti futbollin si lojën më popullore. Sporti në rrethin e Përmetit ështe sjellë dhe zhvilluar nga të rinjtë studentë, djem të komunitetit përmetar ku Përmeti ka qënë një nga klubet që ka evidentuar figura ndër vite me shumë peshë dhe kontribut për futbollin e qytetit.
Sportdashësit e zjarrtë përmetar vazhdimisht kanë ndjekur e inkurajuar lojën e futbollistëve të tyre në fushën e blertë. Cdo ditë fusha mbushej me sportista e sportdashës që ndiqnin me admirim ekipin e tyre i cili u bë shembull në rrethin e Përmetit.
Edhe sot të rinjtë përmetar të apasionuar pas këtij sporti i gjen çdo mbasdite duke u stërvitur dhe përgatitur për ta çuar ekipin drejt fitores. Një nga sfidat që i shoqëron trajnerët gjatë gjithë kohës janë përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve që kanë talent për ta vazhduar karrierën në futboll. Ky sport shërben edhe për shëndetin tuaj, prandaj sa më shumë aktivitet sidomos për periudhën që po kalojmë.
Mbështetja nga ana jonë nuk do të mungojë kurrë për futbollin dhe të rinjtë e talentuar.
Me mbështetjen e pamunguar edhe të Presidentit të FK Përmeti, Gjergji Petro (Kaleshi), jemi të sigurtë që do të vazhdoni të na bëni krenar me rezultate si ndeshja e fundit Përmeti-Gramozi 2:1