Në edicionin e katërt të Konkursit të Praktikave të Mira 2020, i cili drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe AMVV, me mbështetjen e projektit Bashki të Forta, Bashkia Përmet paraqitet me dy praktika të orientuara në kategoritë:
-Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit Parashkollor
-Administrimi dhe Menaxhimi i Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile
Të gjitha bashkitë konkurojnë me shërbimet më të mira të orientuara ndaj qytetarëve. Synimi është jo vetëm motivimi nëpërmjet një vlere financiare për praktikat e vlerësuara si më të mira por dhe nxitja e inovacionit, njohja në nivel ekzekutiv me veprimtaritë e bashkive të tjera.
Një çmim i rëndësishëm, përveç çmimit kryesor të synuar nga ana jonë, është dhe “Çmimi i Publikut”, i cili do t’i përkasë videos më të pëlqyer në You Tube .
Për këtë arsye kemi nevojë për ndihmën tuaj për të promovuar sa më shumë videot, duke i shpërndarë sa më shumë dhe pëlqyer videon.
Për Praktikën me titull “Pranë Jush në Distancë”, klikoni në linkun:
Për Praktikën me titull “ Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, klikoni në linkun:
Mos harroni: Like Videos