Në këtë kohë të pandemisë globale COVID-19, shtëpia supozohet të jetë vendi më i sigurtë për të gjithë. Sidoqoftë, për njerëzit që përjetojnë dhunë në baza gjinore përfshirë dhunën në familje, distancimi shoqëror mund të nënkuptojë të jesh i bllokuar brenda me një abuzues.
Dhuna në familje është tashmë epidemi vdekjeprurëse, ku një në tre gra në të gjithë botën përjetojnë dhunë.
Duke parë ndikimin e pandemisë në rritjen e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore Zyra për Barazinë Gjinore dhe Dhunës në Familje pranë Bashkisë Përmet vijon punën e saj për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi këto probleme me të cilat përballet shoqëria sot.
Punonjësit e kësaj zyre kanë zhvilluar vizita dhe takime ndërgjegjësimi në fasoneritë e qytetit duke shpërndarë edhe broshura për një informacion mbi mekanizmin e referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës.
Mos hesht denonco dhunën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment