Bashkia Përmet ishte një ndër 7 bashkitë pjesë e Programit ROMACTED të financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Këshilli Europës.
Procesi që mbarte ky program nisi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit duke u pasuar me:
• Identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit Egjyptian që jeton në Bashkinë Përmet
• Ngritjen e grupit institucional të punës
• Takime me Task-Forcën e bashkisë dhe Grupit Komunitar të Veprimit
• Hartimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Integrimin e Pakicave Egjyptiane 2019-2022, me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.109 datë 19.12.2019.
• Financimi i projektit “Në hapat e Mjeshtrave të Mëdhenj” në kuadër të skemës së granteve të vogla të Romacted.
• Trajnimi i antarëve të Task Forcës pranë bashkisë por edhe të antarëve të Grupit Komunitar të Veprimit.
• Informimi i familjeve Egjyptiane për përgatitjen dhe hartimin e projektit për rindërtimin e banesave.
• Punësimi pranë sektorit të Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë Përmet dhe regjistrimi pranë Zyrës së Punësimit për punëkërkues të këtij komunitetit.
• Bërja pjesë e listës në kurset e formimit profesional
• Fonde specifike në buxhetin e vitit 2020 për nënat e reja egjyptiane dhe mbështetja me bursë për nxënësit e këtij komunitetit
• Suporti me paketa ushqimore në periudhën e vështirë shkaktuar nga COVID-19
Përmbyllja me sukses e kësaj faze, nuk do të ishte bërë e mundur nëse nuk do të kishim bashkëveprimin e të gjithë aktorëve të sipërpërmendur.
Do të vijojme t’ju japim prioritet nevojave tuaja me punë më të mira që priten në fazën e dytë të ROMACTED 2 për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment