Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Fushata të shumta ndërgjegjësuese janë zhvilluar në çdo institucion ku punojnë gra, për të shpërndarë mesazhe inkurajuese për të parandalimin e kësaj sëmundje.
Dita e sotme e cila përkon dhe me Ditën Kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, nisi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me mesazhin e Kryetares së Bashkisë për rëndësinë dhe kujdesin që duhet të kemi për shëndetin tonë, duke vendosur dhe simbolin e kësaj dite, fjongon rozë për gratë antare të Këshillit Bashkiak dhe grave të Administratës së bashkisë.
Në kuadër të vijimësisë së fushatave ndërgjegjësuese, NJVKSH Përmet vazhdoi me një takim sensibilizues me gratë e Administratës së bashkisë për identifikimin, ekzaminimin e mamografisë falas dhe rëndësinë e kontrollit në kohë.
Mesazhe u përcollën edhe nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” duke shpërndarë broshura dhe fjongot simbol.
Thirrja për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat ishte: Bëhu mbrojtëse e shëndetit tënd.
Kontrollo në kohë, shpëto jetën.