Në ditën kushtuar Gruas Rurale, Kryetarja e Bashkisë së bashku me Kryetaren e Këshillit Bashkiak dhe Zv/Kryetaren e Bashkisë, organizoi një takim në shtëpinë e zonjave mikpritëse Flutura Mitre në fshatin Petran dhe znj. Vera Simoni në fshatin Kaludh.
Dita kushtuar zonjave na bëri bashkë për të diskutuar vështirësitë në përditshmërinë e tyre, nxitjen e ideve dhe mbështetjen e pamunguar të bashkisë për nismat që dëshirojnë të ndërmarrin.
Ky takim nxori edhe një herë në pah rolin e padiskutueshëm të gruas jo vetëm në shoqëri por dhe në familje. Nga duart e tyre patëm mundësinë për të provuar gatesat dhe prodhimet e përgatituara nga zonjat, siç vetëm ato dinë ti servirin.
Falenderojmë Ruzen, Burbuqen, Sosen, Bardhën, Mondën, Sotirën dhe të gjitha zonjat pjesmarrëse për kënaqësinë që na ofruan me bisedat e ngrohta dhe energjinë pozitive që përcillnin.