Qendra Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe pranë Bashkisë Përmet, e mundësuar falë projektit “Askush të Mos Mbetet Pas”, financuar nga Qeveria Zviceriane dhe implementuar nga UNDP Shqipëri, ka nisur funksionimin prej fillimit të këtij viti.
Pranë kësaj qendre ofrohen shërbime të specializuara falas për grupmoshën 3-16 vjeç nga specialistë të trajnuar për ofrimin e terapive të zhvillimit, fizioterapi etj.
Përmirësimi dhe nxitja e aftësive, përfshirja sociale, ndërhyrja në fazat e hershme, terapi dhe trajtim individual, shërbime edukative, informuese dhe mbështetëse janë objektivi kryesor i punës tonë.
Ne jemi çdo ditë pranë Jush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment