Dita Botërore e të Moshuarve, këtë vit na gjeti ndryshe, të mblidheshim së bashku duke respektuar distancën, në ambientin që bashkia kishte kohë që e mendonte për Ju.
Në bashkëpunim me shoqatën Vjosa Explorer, e cila është duke implementuar projektin “Iniciativa për përfshirjen sociale të moshës së tretë në Bashkinë Përmet”, në kuadër të programit ReLoad, arritëm të mundësonim një ambient të dedikuar të moshuarve, në katin e parë të Qendrës Multifunksionale Përmet.
U fokusuam te nevojat dhe kërkesat e tyre, duke menduar t’jua bëjmë ditën më të qetë.
Një vend që do ti jepni jetë ju, ku mund të bisedoni, të ndani një kafe midis jush dhe të argëtoheni (së shpejti do të nisim edhe Kampionatin e Shahut).
Kjo ditë, nuk duhet të jetë dita e vetme e vëmendjes ndaj këshilltarëve më të mirë të jetës.
Me ju, familja, lagjia dhe qyteti janë më të bukur.