Prej vitit 2003, çdo vit më datë 29 shtator festohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar në mbrojtje të objekteve arkeologjike të parkut te Apolonisē në 1916 nga patrioti Kamber Bënja dhe ushtarakëve Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani.
Mbrojtja, ruajtja dhe promovimi i monumenteve të kulturës merr gjithmonë vëmendjen e bashkisë, për këtë kemi ndërmarrë edhe nismën për ndërtimin dhe marrjen e statusit për Muzeun Vendor Përmet, i cili përcjell vlera historike dhe kulturore të rrethit tonë.
Në kuadër të kësaj dite, në bashkëpunim edhe me QKF Përmet organizuam aktivitete me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kulturës dhe njohjen e brezit të ri me përkushtimin dhe sakrificat e atyre që kontribuan në formimin e këtyre vlerave.
Artizanët e vegjël promovuan nëpermjet një panairi produktin tipik të zonës tonë, glikotë e bëra nga duart e tyre. Ekspozitës me piktura , videos dedikuar vlerave kulturore dhe kësaj dite në tërësi nuk mund ti mungonin Mjeshtrat e Mëdhenj të Sazeve , si pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore.