Rreth një vit më parë, ekipi i Shoqatës Humanitare Actions Solidarity me veprimtari në Francë , vizituan Bashkinë Përmet, ku në një takim miqësor me Kryetaren e Bashkisë, u njohën me nevojat dhe problemet që haste Sektori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Përmet.
Kërkesa jonë drejtuar shoqatës, jo vetëm u morr parasysh por tashmë së bashku me mjetin e ri zjarrfikës, skuadra e zjarrfikësve do të paraqitet me uniforma dhe paisje të reja mbrojtëse kundër zjarrit.
Mund të përmendim që ky është mjeti i dytë brenda një viti në ndihmë të shërbimit efektiv ndaj fatkeqësive natyrore.
Falenderojmë shoqatën për këtë gjest humanitar si shembull i një bashkëpunimi të frytshëm duke qenë të hapur për bashkëpunime të mëtejshme.