21.09.2020

Turi me biçikleta është një nga mundësitë më të mira për tu njohur me potencialet turistike të vendit, eksploruar natyrën dhe promovuar qytetet e Shqipërisë.
Qyteti Përmetit ishte destinacioni i këtij viti për mbylljen e turit të 77-të Çiklistik duke përkuar edhe me mbylljen e ‘Javës Europiane të Lëvizshmërisë’ , ku gara përfundimtare ndoqi itenerarin Përmet-Fier.
Ishte kënaqësi të mirëprisja dy prej figurave “shërbëtorë” të sportit, Presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit z.Skënder Anxhaku dhe Gazetarin Sportiv z.Dëfrim Methasani. Përveç kontributit në promovimin e vlerave sportive , zhvillimin e infrastrukturës sportive , organizatorë dhe drejtues që mbajnë gjallë frymën sportdashëse, janë dhe qytetarët më të dashur dhe të nderuar të qytetit të Përmetit.
Nuk kanë rreshtur kurrë së promovuari qytetin Tonë dhe kontribuar në dobi të komunitetit duke merituar gjithmonë dhe më shumë Titujt “Qytetar Nderi i Përmetit”, akorduar në vitin 2014 për z.Anxhaku dhe në vitin 2016 për z.Methasani .
Le të shërbejnë këto aktivitete për ndërgjegjësimin e qytetarëve se pedalimi është mjeti transportit më i dashur për mjedisin dhe shëndetin tuaj.