Permet, 26.08.2020
Duke marrë parasysh vlerësimet e nevojave të fëmijëve , situatën pandemike nga COVID 19,pikëpyetjeve për vijueshmërinë e saj dhe opsioni për zhvillimin e procesit mësimor online,Bashkia Përmet nëpërmjet Shoqatës Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim e cila është duke implementuar projektin: “Në hapat e mjeshtrave të mëdhenj” mbështetur prej Programit ROMACTED të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, dhuroi tableta për fëmijët e këtij komuniteti.
Kjo mbështetje, do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve duke i pajisur me mjetet e nevojshme në procesin mësimor, duke kursyer në këtë mënyrë disa shpenzime ekstra të familjarëve.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment