24 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Egjiptianëve të Ballkanit, e shënuar në kujtim të Asamblesë së parë të Egjiptianëve të mbledhur në 1990 në Ohër.
Me rastin e kësaj dite dhe në kuadër të implementimit të projektit “Në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj” mbështetur prej Programit ROMACTED të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Njësia e Integrimit në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me shoqatën Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim organizoi Festivalin e Komunitetit Egjiptian. Qëllimi i festivalit ishte të promovonte kulturën e këtij komuniteti dhe të tregojë se si brezi i ri po ndjek hapat e mjeshtrave të mëdhenj. Për shkak të situatës ku ndodhemi u detyruam ta realizojmë online. Festivali gjendet në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=hO8LzSxlO0g&feature=youtu.be