Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Përmet organizoi më datën 27.02.2020 në Përmet, takimin e tretë të partnerëve për projektin EXTOUR. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të nxisë zhvillimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare duke ofruar trajnime për profesionistë të rinj dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara. Partnerët e projektit janë Prefektura e Janinës dhe Bashkia e Konicës. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Rezultatet kryesore të projektit janë:

1. Krijimi i një terreni për ushtrimin e sportit të alpinizmit (climbing field) në Përmet.
2. Një plan strategjik i integruar në lidhje me promovimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare.
3. Organizimi i një kampi veror për turizmin ekstrem. Kampi veror do të mirëpresë profesionistë të sporteve ekstreme për të marrë pjesë në ngjarje demonstruese dhe do të nisë një konkurs për climbing. Të rinj dhe fëmijë të zonës ndërkufitare do të ftohen të marrin pjesë në kamp për t’u njohur me sportet ekstreme. Kampi do të zhvillohet një ditë në Përmet dhe katër ditë në Konicë.
4. Pjesëmarrja në 2 panaire ndërkombëtare për promovimin e turizmit ekstrem dhe turizmit në përgjithësi.
5.Krijimi i një aplikacioni mobile për promovimin e zonës.

Në këtë takim morën pjesë 5 përfaqësues nga Bashkia Konicë, duke përfshirë Kryetarin dhe nënkryetarin dhe 3 përfaqësues nga Prefektura e Janinës.

Kryetarja e Bashkisë Përmet theksoi se këto projekte nuk janë të rëndësishme vetëm për produktet/ rezultatet që sjellin por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar me shtetin fqinj grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment