Eksodi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri në vitin 1999, përkujtohet nga Bashkia Përmet.
Njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre përshkuan të njëjtin udhëtim si 20 vite më parë , por këtë herë si pjesë e një ceremonie përkujtimore.
Pas dy dekadash, vëllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira, duket që i ka rezistuar kohës.
Familjet përmetare hapën dyert dhe zemrat por banorët e Suharekës mbajtën gjallë kujtimet dhe miqësinë.
Vlerësuam sakrificën, bujarinë dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare, ku dy prej figurave intelektuale si z.Bali Muharremaj -Kryetar i Komunës së Suharekës dhe z. Destan Berisha-Aktivist për të drejtat e njeriut, nga sot e tutje do të jenë bashkëqytetarët tanë të nderuar.
Mirënjohje dhe nder që qytetit tonë ti shtohen njerëz me vlera të larta.
Tashmë familjet tona janë një.
Jeni të mirëpritur gjithmonë në qytetin tonë.