Kosina është përfshirë në Programin Kombëtar të Qeverisë 100 fshatrat.
Ajo është një nga atraksionet më të vizituara në Bashkinë e Përmetit, jo vetëm për Kishën “Fjetja e Shën Mërisë”, por edhe për bukuritë e natyrës.
Ashtu siç u premtova në fushatë, se Përmeti nuk është vetëm qendra e qytetit, por çdo rrugë, lagje dhe fshat. Së bashku me punonjësit pastruam dhe sistemuam gjithë zonat e ndotura prej kohësh në këtë fshat. Po sistemojmë, asfaltojmë dhe pastrojmë.
Së bashku do ta bëjmë Kosinën ashtu siç e meriton, më të bukur, më të pastër dhe patjetër më të vizitueshme.
Ne pastrojmë, ju mbani pastër.
Për Bashkinë që duam, për Përmetin që duam!