Sot pas 76 vjetësh në përkujtim të kësaj dite historike me krenari të ligjshme shprehim respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.
Kjo ditë çlirimi është zanafilla e realizimit të shumë ëndrrave që realizohen sot te Permeti ,i cili ka marrë pamjen e një qyteti të bukur europian dhe që do të vazhdojë të ecë në rrugën e mëtejshme të zhvillimit.
Ne do të vazhdojmë të ecim përpara , por natyrisht do të vazhdojme të kujtojmë me respekt të gjithë ata që e deshën qytetin aq shumë sa derdhen gjak e dhanë jetën për të . Me sakrificat e djeshme dhe punën e sotme ne do të ecim të sigurt përpara në rrugën e progresit dhe të zhvillimit duke u perpjekur të bëjmë më të miren për qytetin tonë dhe të ardhmen e tij europiane.
I perjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve dhe kjo ditë e shënuar e clirimit të qytetit tonë!