Njësia e Kordinimit të Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet iu bashkua nismave të ndërrmarra në të gjithë Europën në kuadër të Ditëve Evropiane të Solidaritetit Lokal. Aktiviteti i organizuar më 26.11.2019, titullohej “Fuqia e të rinjve në mbrojtjen e lumit të vetëm të egër në Europë”.

 Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit “të egër” në Europë, kështu që duhet ta mbrojmë. Njohuritë mbi vlerat, funksionet dhe potencialin e tij për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë shumë të kufizuara, prandaj ky aktivitet synonte të informonte dhe ndërgjegjësonte komunitetin për ruajtjen e lumit Vjosë. Fushata e ndërgjegjësimit u ideua dhe u zbatua nga të rinjtë. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me shoqatën “Mjedis, Ujëra dhe Pyje” dhe Qëndra për Zhvillim Rajonal.

Aktiviteti përfshinte:

– Ekspozitën “Save Vjosa”- Në qëndër të qytetit u ekpozuan  informacione, fakte, foto për Vjosën.

– Këndi i riciklimit të plastikës – plastika e mbledhur nga aktivitetet e pastrimit në Luginën e Vjosës u përdor për të krijuar produkte të ndryshme, të cilat u ekspozuan në qëndër të qytetit.

– Një fushatë krijuese e ndërgjegjësimit nga të rinjtë- video me mesazhe nga të rinjtë.

-Konferencë për mjedisin- prezantimi i studimit “Plan i Integruar për zhvillim e qëndrueshëm të mjedisit në Bashkinë Përmet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment