Njësia e Kordinimit të Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet iu bashkua aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Moshës së Tretë.

Në ambjentet e Bashkisë u zhvillua një takim me moshën e tretë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi mbi problemet kryesore që shqetësojnë këtë moshë . Të moshuarit u ndjenë të vlerësuar që patën mundëisnë të flisnin për problemet e tyre dhe të sugjeronin zgjidhjet më të mira.

 Të moshuarit janë miqtë dhe këshilltartë më të mirë të Bashkisë dhe gjithë qytetarëve prandaj sugjerimet dhe idetë e tyre janë gjithmonë të mirëpritura. Problemet të vogla apo të mëdha zgjidhen duke dëgjuar gjithë grupet e interesit.

Kontributi i moshës së tretë në shoqëri është shumë i vyer dhe ky kontribut duhet vlerësuar jo vetëm nga institucionet por edhe nga brezi i ri. Njësia e Integrimit do e ketë moshën e tretë në fokus edhe të aktiviteteve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment