Përmet, 9 maj 2019– Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, në kuadër të Ditës së Europës shpërndau broshura dhe fletëpalosje mbi Bashkimin Europian.

Më 9 maj, në ambjentin e jashtëm të Qëndrës Multifunksionale, atje ku ndodhet edhe Këndi i Bashkimit Europian në Përmet, u vendos një stendë me broshura dhe fletëpalosje të ndryshme mbi Bashkimin Europian.

Drejtuesja e Njësisë së Integrimit u shpjegoi të interesuarve kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite duke theksuar dhe rolin e Këndit të BE-së.

Hapi i parë drejt Bashkimit Europian është informimi i qytetarëve të të gjithë Bashkive në lidhje me Bashkimin Europian. Sa më të informuar të jemi aq më e lehtë dhe e shpejtë do të jetë rruga drejt Bashkimit Europian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment