Përmet, 8-9 maj 2019– Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, në bashkëpunim me shkollat e qytetit organizoi ekspozitën të” Njohim Bashkimin Europian”.

 Disa nxënës, kryesisht ata që kanë qënë pjesëmarrës në shumicën e aktiviteteve të Njësisë së Integrimit, përgatitën nga një poster me informacione të ndryshme mbi Bashkimin Europian. U zgjodhën 10 posterat më të mirë dhe ata u ekspozuan në ambjentin e Qëndrës Multifunksionale, atje ku ndodhet edhe Këndi i Bashkimit Europian në Përmet.

Punimet e nxënësve qëndruan të ekspozuar për dy ditë, 8 dhe 9 maj. Qytetarë dhe kryesisht nxënësit e tjerë i lexuan me kujdes informacionet e paraqitura mbi Bashkimin Europian.

Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, ka zhvilluar edhe më përpara aktivitete të tilla dhe do vazhdojë të zhvillojë, pasi këto metoda janë më efektive për të mësuar duke u argëtuar.