Përmet, 23 Prill 2019 – Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me një grup fëmijësh, në kuadër të Ditës së Tokës.

Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit të vogëlushëve, për mbrojtjen e planetit ku jetojmë. Fëmijët u angazhuan nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve të shumëlojshme, që të gjitha synonin të përçonin mesazhet e mbrojtjes së natyrës sonë, si një kusht për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata vetë.

Vogëlushët u angazhuan fillimisht në ngjyrosjen e hartës së madhe të Tokës, ku evidentuan kontinentet dhe speciet e ndryshme, që janë karakteristike për çdo planet. Në krye të hartës vizatuan simbolet dhe flamurin e Bashkimit Europian.

Më pas ata u ndanë në grupe për të formuar gjëza të personalizuara. Gjithsecila figurë përcillte një mesazh për mbrojtjen e Tokës, të gjitha mesazhe të sugjeruara nga vetë fëmijët.

Të gjithë së bashku mund të bëjmë diçka për mbrojtjen e planetit ku jetojmë.