Në Kosinë ka nisur zbatimi i projektit të asfaltimit dhe sistemimit të rrugëve të këtij fshati. Asfaltimi i rrugës nga rruga nacionale deri në qendër të fshatit, si dhe sistemimi i rrugëve kryesore të fshatit.

Përveç këtij investimi, Bashkia Përmet ka bërë të mundur të sigurojë ujë 24 orë në fshatin Kosinë, si dhe ka hartuar projektin e linjës së jashtme të furnizimit me ujë të pijshëm nga fshati Hotovë në Kosinë.

Ky investim po kryhet me të ardhurat e bashkisë dhe do të përfundojë brenda disa muajve. Gjithashtu, është investimi kryesor i premtuar banorëve të këtij fshati që tashmë po bëhet realitet.

Bashkia do të jetë kurdoherë e gatshme për tu qëndruar sa më pranë banorëve për problemet e tyre.

Punë të tjera na presin në Njësinë Administrative Piskovë dhe fshatrat e saj.