Përmet, 12 PRILL 2019. Komisioni i Integrimit zhvilloi ditën e premte, mbledhjen e rradhës në Përmet. Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, asistoi në organizimin e takimit.

Përvec  anëtarëve të Komisionit, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet lokale, (Bashkia, Zyra Arsimore, shkollat etj) institucionet rajonale (prefektura dhe qarku), anëtarë aktivë të komunitetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj.

Ndër temat që u trajtuan gjatë takimit ishin problematikat në lidhje me implementimin e projekteve të BE  dhe roli i pushtetit lokal në informimin e komunitetit në lidhje me temat e ndryshme të BE.

Drejtuesja e Njësisë shpjegoi problemet  që po hasin bashkitë në implementimin e projekteve të BE dhe gjithashtu shpjegoi shkurtimisht punën e bërë nga kjo Njësi për informim dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për tematika të ndryshme të BE dhe ofrimin e informacionit për fermerët dhe organizatat e shoqërisë civile në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Të njëjtat problematika, kryesisht me implementimin e projekteve të BE u ngritën dhe nga anëtarët e shoqërisë civile, prefektura dhe qarku.

Rruga drejt integrimit europian nuk është e lehtë, por e rëndësishme është bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithëve për ti shkuar në fund kësaj rruge.