Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere.

Në kuadër të Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në partneritet me projektin ReLOaD në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Përmet organizon sesione mentorimi te Qëndra Multifunksionale, sipas axhendës:

Data Ora Tematika e sesionit të mentorimit
19.03.2019 10:00 – 13:00 Korniza logjike
14:00 – 17:00 Projekt propozimi
20.03.2019 10:00 – 13:00 Buxheti dhe Plani i aktiviteteve
14:00 – 17:00 Cështje të tjera të aplikimit

 

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën:  bashkiapermet2015@gmail.com.