Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Republika e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere.

Bashkia Përmet në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD në  Shqipëri ka shpallur më 11/02/2019 Thirrjen e dytë publike për OSHC-të e cila do të jetë e hapur deri më 25/03/2019.

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi dhe një trajnim 3-ditor mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve”. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen.

  1. Dita e hapur organizohet më 6 Mars 2019
  2. Trajnimi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 6-7-8 Mars 2019

Dita e hapur dhe trajnimi do të zhvillohet te salla e konferencave te Qëndra Multifunksionale.

Axhenda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment