Ka përfunduar ndërtimi i Qëndrës Komunitare për fëmijët me nevoja të vecanta. Po vazhdohet me mobilimin e qëndrës dhe së shpejti ajo do të jetë funksionale.

Në këtë kuadër, Bashkia Përmet hap thirrjen për shprehje interesi për pozicionet e mëposhtme:

  1. Psikolog
  2. Logopedist
  3. Terapist okupacional
  4. Fizioterapist

Të interesuarit duhet të dërgojnë me e-mail në adresën bashkiapermet2015@gmail.com, një CV dhe letër motivimi brënda datës 01.03.2019.

Më poshtë shpjegohen detyrat dhe kriteret për secilin pozicion.

  1. PSIKOLOGU

Funksionet kryesore të veprimtarisë së psikologut

Psikologu është një nga anëtarët më të rëndësishëm të ekipit multidisiplinar. Ai është përgjegjës për shërbimet e ofruara në qendrat për zhvillim dhe integrim. Duke e konceptuar punën me individin si të pandarë nga rrethi dhe komuniteti, fuksionet dhe detyrat e psikologut në qendër janë të lidhura ngushtë si më poshtë:

Vlerësime specifike të fushës

  • Kryen teste inteligjence për përcaktimin e koeficientit të inteligjencës
  • Kryen teste të vizatimit për përdorues të veçantë
  • Kryen teste vizualo-motore për vlerësimin e aftësive shkollore
  • Bën teste psikologjike për persona me probleme të rënda emocionale

Psikologu dhe puna në ekip për vlerësimin dhe hartimin e programeve

  • Diskuton me ekipin problemet e përdoruesit të shërbimit
  • Ndan dhe diskuton me anëtarët e ekipit informacionin e nevojshëm
  • Diskuton për problem psiko-emocionale, për probleme të sjelljes, si dhe qëndrimin që stafi duhet të mbaj ndaj tyre
  • Diskuton mbi aftësitë e përdoruesit në fusha të ndryshme.
  • Jep mendimin në trajtimin e e problemeve të ndryshme emocionale (frikëra, xhelozira, etj).
  • Diskuton mbi sjelljet jo tipike të personit si: ritualet, obsesionet, stereotipitë apo çrregullimet e integritetit sensorial dhe qëndrimet ndaj tyre.
  • Diskuton mbi pikat e forta të përdoruesit të shërbimit dhe stimulimin e tyre.
  • Përcakton fushat e ndërhyrjes imediate.
  • Merr pjesë në hartimin e raportit të vlerësimit të nevojave.
  • Merr pjesë në hartimin e planit edukativ individual së bashku me ekipin multidisiplinar.
  • Merr pjesë në rivlerësime.
  • Jepmendime për ndërhyrjen me kujdestarin.
  • Plotëson dokumentacionin individual të klientit për problemet e mësipërme dhe e mirëmban atë.

Ofron trajtimin terapeutik dhe psikoterapeutik për përdoruesit e shërbimit

  • Ofron teknika të trajtimit terapeutik për përdoruesit në bazë të PEI në fushën e konjicionit, të problemeve psikoemocionale dhe problemeve të sjelljes.
  • Kryen këshillim psikologjik
  • Kryen mbështetje emocionale për përdorues që e kanë të nevojshme.
  • Ndërhyn në situata të sjelljes ekstreme nga përdorues të ndryshëm.
  • Jep teknika dhe terapi për modifikimin e sjelljeve jo të përshtatshme.

Roli i psikologut me familjen e përdoruesit të shërbimit

  • Merr kontakte me kujdestarin dhe anëtarët e tjerë të familjes
  • Analizon çdo marrëdhënie të klientit me anëtarët e tjerë të familjes
  • Analizon marrëdhëniet e anëtarëve ndërmjet tyre duke analizuar ndikimin e tyre te përdoruesi
  • Vlerëson faktorë të tjerë familjar ( abuzim, hiperproteksion, neglizhim) që mund të kenë ndikim në problemet e personave me AK
  • Vlerëson gjendjen psikoemocionale të kujdestarit
  • Udhëzon dhe informon kujdestarin për çdo problem të rëndësishëm të përdoruesit të shërbimit
  • Planifikon dhe realizon ndërhyrjen psiko-edukative në familje
  • Jep këshillime për kujdestarin me qëllim largimin e stresit, stigmës, etj.
  • Jep mbështetje psiko-emocionale për të, duke krijuar grupe mbështetje me prindër me qëllim: lehtësimin e streseve, ndarje eksperiencash të përbashkëta , etj.

Kualifikimet kryesore të kërkuara:

Arsimi i lartë, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega psikologji (specializuar për psikologji shkollore);

  • Njohuri të mira të kuadrit ligjor për cështjen e aftësisë së kufizuar;
  • Ai/Ajo duhet të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune;
  • Njohuri të mira në programet kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  • Të ketë eksperiencë specifike në menaxhimin e rasteve;
  • Njohuri/përvojë/trajnime mbi Terapinë e Sjelljes së Aplikur, Terapinë e Zhvillimit dhe të Lojës (e preferueshme)

2. LOGOPEDISTI 

Logopedisti është një profesion i specializuar në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të të folurit dhe të komunikimit tek PAK, qofshin këta fëmijë apo adultë. Veprimtaria e tyre shtrihet njëkohësisht në edukimin dhe riedukimin e problemeve që provokojnë çrregullime të zërit, artikulimit të fjalës dhe të të folurit, kryesisht te personat me aftësi të kufizuar. Logopedistët ndonjëherë duhet të ushtrojnë alterantiva të tjera të komunikimit jo verbal, nëse ky i fundit është i pamundur të realizohet. Profesionistët logopedistë duhet të kenë kryer studime spcifike që i lejon ata të ushtrojnë këtë profesion pranë strukturave shëndetësore. Aktivitetet më të shpeshta, përfshijnë hartimin e një programi të personalizuar rehabilitimi, përshtatjen e mjeteve ndihmëse (regjistrator, kompjuter, aparat fotografik, material didaktike). Ata bëjnë dhe konsultime me specialistë të tjerë (psikologë, pediatër zhvillimi, otorinolaringolog).

Fushat kryesore te veprimtarisë së logopedisit

  • Vlerëson problemet në të folur dhe komunikim.
  • Vlerëson nivelin e dëgjimit dhe komunikimit.
  • Vlerëson nivelin e të kupuarit nga fëmija të komandave apo mesazheve të thjeshta.
  • Observon kohën që fëmija kërkon për të komunikuar ose përgjigjur.
  • Observon problemet motorrike të gojës, gjuhës dhe faqeve.
  • Observon mënyrën se si fëmija bën kërkesa të ndryshme si dhe mënyrën si kundërshton apo revoltohet.
  • Vëzhgon cilësinë e të folurit, vendosjen e çrregullt të fonemave.
  • Vëzhgon problemet me nxjerrjen e zërit, intonacioni jo i rregullt.
  • Belbëzimi.
  • Mban inventar të rregullt të të gjithë tingujve, rrokjeve, fjalëve apo fjalëve-fjali që fëmija lëshon.
  • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të kërkuar objekte të ndryshme.
  • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të imituar tinguj, rrokje apo fjalë.
  • Vlerëson përdorimin e gjuhës së trupit (xhestikulacioneve) të fëmijës.
  • Vlerëson aftësitë imituese të fëmijës në motorrikë globale, fine, bukofaciale, me objekte, etj.
  • Vlerëson me shumë kujdes marrëdhëniet ndërmjet nënës dhe fëmijës, apo kujdestarit.
  • Vlerëson në se fëmija është në prani të personave që flasin gjuhë të pakuptueshme për të, etj.
  • Vlerëson nëse fëmija ka kaluar situata të rënda psikotraumatike që mund të kenë ndikuar në problemet e komunikimit.
  • Logopedisti bashkëpunon ngushtë me të gjithë profesionistët e ekipit multidisiplinar.
  • Merr pjesë në hartimin e PEI.
  • Implementon programet edukative.
  • Punon në mënyrë individuale me fëmijën.
  • Kujdeset për të bërë orën mësimore sa më tërheqëse për të.
  • Përdor terapi motorrike për gjuhën dhe faqet në rastet e paralizave.
  • Në rastin e fëmijëve me probleme gjuhësore të ndryshme, trajnon fuqishëm përdorimin e fjalëve dhe fjalive me modelim dhe me rregjistrator.
  • Në rastin e fëmijëve mutistë bashkëpunon ngushtë me psikologun dhe me familjen për nxitjen psikologjike të fëmijës.
  • Në fëmijët me belbëzim, puna e logopedistit ndërthuret me atë të psikologut për mësimin e teknikave relaksative, çtensiouese, si dhe për rritjen e vetëbesimit.
  • Logopedisti aplikon mënyra alternative të komunikimit sa herë që komunikimi është tërësisht i pamundur.

Kualifikimet kryesore të kërkuara

  • Arsimi i lartë, Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe teknike, dega Logopedi.
  • Njohuri të mira të kuadrit ligjor per personat me aftësi të kufizuara;
  • Ai/Ajo duhet të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune;
  • Njohuri të mira ne programet kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  • Njohuri/përvojë/trajnime mbi terapinë e sjelljes së aplikur, terapinë e zhvillimit dhe të lojës. ( preferueshme)
  • 3.TERAPISTI OKUPACIONAL

Terapisti okupacional kryen proçedura dhe zbaton metoda trajnimi aktive për të përshtatur klientët për aktivitetet e jetës së përditëshme, sa më të pavarur, për aktivitete kreative dhe socio-kulturale, nëpërmjet teknikave artizanale dhe profesionale. Terapsiti okupacional është një profesionist para-mjeksor që shoqëron personat me disfunksion fizik, psiqik ose social, duke u përpjekur për t’i siguruar ose ruajtur atyre një funksion sa më optimal në jetën e tyre të përditëshme, nëpërmjet përdorimit të aktiviteteve konkrete duke marrë parasysh potencialin dhe pengesat e mjedisit ku ata jetojnë. Terapsitët e punës ofrojnë shërbime rehabilituese për personat me aftësi të kufizuar mendore, fizike, emotive ose shërbime rehabilituese për personat me aftësi të kufizuar mendore, fizike, emotive ose shërbime për probleme të zhvillimit

Funksionet kryesore dhe detyrat specifike:

  • Merr informacion të detajuar nga familjari për funksionimin e klientit në familje.
  • Observon klientin, mënyrën sesi funksionon në familje, si kryen detyrat personale, sa dhe si përfshihen në detyrat e familjes.
  • Si e kalon kohën e lirë dhe çfarë preferencash ka.
  • Observon nëse klienti ka nevojë për mjete përshtatëse ndihmëse gjatë kryerjes së veprimeve rutinë.
  • Terapisti okupacional bashkëpunon me ekipin multidisiplinar të qendrës.
  • Përcakton objektivat rehabilituese për planin edukativ.
  • Bashkëpunon me fizioterapistë, ortopedistë për mjetet ndihmëse ose përshtatshmëri të ndryshme në qendër dhe familje.
  • Bashkëpunon me psikologun, punonjësin social për trajnime të ndryshme përshtatur me aftësitë, prirjet dhe dëshirat e klientit për të kryer punë të thjeshtame pak mbështetje.
  • Trajnon përdoruesin për kryerjen e detyrave të ndryshme në qendër duke filluar nga ato më të thjeshtat deri te detyrat në guzhinë, gatim, mirëmbajtje mjedisi, etj.
  • Punon në mënyrë të vazhduar për të rritur vetëvlerësimin e klientëve nëpërmjet mbështetjes dhe përforcimit me mënyra të ndryshme.
  • Përcakton llojin e aktivitetit artisanal që do të trajnohen (punë me lesh, me dru, me rruaza, me shtiza, me qylyma, me baltë, ne guzhinë, në kopshtari, etj.).
  • Trajnon hap pas hapi profesione të ndryshme në përshtatje në përshtatje me aftësitë bazë të përdoruesit të tilla si (ndihmës lulishtar, ndihmës guzhinjer, etj.).

Kualifikimet kryesore të kërkuara

  • Arsimi i lartë, të preferueshëm: Pedagogjia Speciale/ Fizioterapia
  • Njohuri të mira të kuadrit ligjor per personat me aftësi të kufizuara;
  • Ai/Ajo duhet të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune;
  • Njohuri të mira ne programet kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  • Njohuri/përvojë/trajnime mbi terapinë e sjelljes së aplikur, terapinë e zhvillimit dhe të lojës (e preferueshme)

4. FIZIOTERAPISTI 

Fizioterapisit ka për detyrë kryesisht të reduktojë defiçitet motorrike të lindura ose të fituara gjatë  fëmijërisë së herëshme apo gjatë moshës më të rritur. Nëse defiçitet motorrike shoqërohen edhe me defiçite mendore, terapia është e kombinuar dhe quhet terapi psikofizike. Fizioterapistët duhet të kenë edukim special në fushën që mbulojnë. Ata duhet të njohin mirë anatominë dhe fiziologjinë e funksionimit të trupit të njeriut. Gjithashtu duhet të njohin mirë psikologjinë e moshave të ndryshme (fëmijëve dhe më të moshuarve ) që terapia të jetë e pranueshme dhe të mos refuzohet prej tyre. Duhet të jenë fizikisht të shëndetshëm dhe të përballojnë ngarkesa fizike gjatë trajtimit të klientëve të tyre. Fusha e veprimtarisë së tyre më e zakonshme është AK fizike dhe AK mendore-fizike.

Funksionet:

Në qendrat e PAK, fizioterapia zhvillohet në një mjedis të përshatshëm si palestër ose dhomë e madhe që duhet të jetë e pajisur me mjete të shumta si dyshek, shtrat, biçikleta statike, shkallë suedeze, susta, gira, etj.

  • Në mënyrë të detajuar fizioterapisti vlerëson funksionimin e PAK duke observuar atë në situate të ndryshme si dhe në ushtrime tip.
  • Përcakton problemet me deformimete kyçeve, anësive, kolonës dhe shkallën (gradacionin) e shmangies apo deformimit.
  • Përcakton tonusin muscular.
  • Vlerëson aftësinë për të qëndruar shtrirë, ulur apo në këmbë. Aftësinë për të lëvizur, për të ecuar, vrapuar, ngjitur shkallët, mënyrën e ngjitjes së tyre, etj.
  • Vlerëson aftësinë për të mbajtur ekuilibrin.
  • Aftësitë për të kryer koordinimet sy-dorë, dëgjim-lëvizje, lëvizje me lëvizje, etj.
  • Aftësitë për të mbajtur ritmin.
  • Organizon punën me PAK përherë në bashkëpunim të ngushtë me specialistë të tjerë të fushës si mjekë, neurologë, terapistë okupacionalë,psikologë, etj.
  • Fizioterapisti plotëson raportin e nevojave motorrike si dhe planin e kujdesit.
  • Në punën në grup, fizioterapisti harton pjesë të PEI që ka lidhje me psikomotricitetin.
  • Ai vendos objektiva të qarta hap pas hapi në funskion të përmirësimit të motorrikës globale, fine, koordinimit, zbutjes së spazmave, qëndrimet në pozicionet normale, etj.
  • Përcakton ngarkesën ditore të ushqimeve, mjetet që duhet të përdoren, vendi ku do të kryeht terapia, etj.
  • Implementon së bashku me asistent-fizioterapistin hap pas hapi programin e hartuar.
  • Fizioterapsiti kryen proçedura të terapisë fizike dhe ofron shërbime që ndihmojnë në përmirësimin e lëvizjeve dhe çlirimin e dhimbjeve.
  • Fizioterapsiti përpiqet të zbatoj normat e kodit etik për PAK, të përdor fjalor të përshatshëm, të jetë i kujdeshsëm gjtë ushtrimeve për të krijuar marrëdhënie të drejta bashkëpunimi me PAK.
  • Fizioterapisit mundohet të përdor teknika që të motivojnë PAK për të mos refuzuar terapinë dhe për të bashkëpunuar me të.
  • Për fëmijët ai ndërthur lojën dhe ushtrimet që ora të jetë sa më e këndëshme për ta.
  • Në bashkëpunim me terapistin okupacional dhe familjarin përcaktohen të gjitha mënyrat sesi do të trajtohet PAK në kushtet e familjes.
  • Puna e fizioterapistit mbështetet te ndihma e familjes.
  • Ai jep këshilla të vazhdueshme për trajtimin në familje: përdorimin e mjeteve ndihmëse, pozicionet trupore, qëndrimin në karrige, në shtrat, njgitje dhe zbritje të shkallëve, vendosjen në tualet, etj.
  • Fizioterapisit i mëson kujdestarit edhe teknika të thjeshat të terapisë që mund të aplikohen në familje në formë loje, gjatë ngrënies, orës së TV, etj.

Kualifikimet kryesore të kërkuara

  • Arsimi i lartë, të preferueshëm: Pedagogjia Speciale/ Fizioterapia
  • Njohuri të mira të kuadrit ligjor per personat me aftësi të kufizuara;
  • Ai/Ajo duhet të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune;
  • Njohuri të mira ne programet kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  • Njohuri/përvojë/trajnime mbi terapinë e sjelljes së aplikur, terapinë e zhvillimit dhe të lojës (e preferueshme)