Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit RELOAD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore) financuar nga Bashkimi Europian. Granti i ofruar nga projekti do të përdoret për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Në kuadër të këtij projekti, do të organizohet më datë 05.02.2019, ora 10:00 në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad.

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

Ju faleminderit.

 

Axhenda e takimit

10:00- 10:15  Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:15- 10:20  Hapja e takimit nga kordinatori lokal i projektit

10:20-10:35   Prezantimi i projektit nga përfaqësues të UNDP

10:35-11:00  Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit

11:00-11:15   Diskutime, miratimi i prioriteteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment