Piskova ka marrë vëmendjen e merituar gjatë këtyre tre viteve të fundit.

Pas investimit për garantimin e furnizimit të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe pas rikonstruksionit të rrugëve të brëndshme, një investim i ri ka filluar të zbatohet në Piskovë.

Kanë filluar dhe po vijojnë me intesitet punimet për rikonstruksionin e disa shtëpive në kushte shumë të vështira banimi në Piskovë.

Ky investim u mundësua nga projekti i fituar në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për fonde strehimi për komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara, me fokus të veçantë komunitetin egjyptian.

Ky është fillimi dhe u jep zgjidhje vetëm një pjesë të familjeve që kanë nevojë për rikonstruksion të shtëpive, por Bashkia ka hartuar projektet dhe ka bërë aplikimet përkatëse edhe për familjet e tjera që nuk u përfshinë në këtë fazë të projektit .