Matura 2018 vijon nismën e parardhësve të tyre maturantë.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë ata kanë mbjellë nga një trëndafil në lulishten e qytetit.

Përfundimin e studimeve të shkollës së mesme e kurorëzuan me një gjest simbolik domethënës. Pavarësisht ku jeta do ti çojë, ata do ndihen krenarë që modestisht kanë kontribuar për Përmetin e trëndafilave.

Kjo do të vazhdojë si një traditë edhe për Maturat në vazhdim.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për firmën “Kaleshi” me president përmetarin Gjergji Petro për kontributin e trëndafilave.

Suksese e fat të gjithë maturantëve 2018.