Mbyllet edicioni i 16-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor”.

Bashkia Përmet në bashkëpunim me CIOFF dhe Ministrinë e Kulturës organizoi Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2018”, e cila është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë.

Aktiviteti i ditës së dytë “Përmeti Multikulturor” nisi me Promovimin e filmit artistik me metrazh të shkurtër “Ne diellin e kemi” me Skenar dhe Regji nga Petrit Rukaj. Ky film është xhiruar në Përmet .

Më pas aktiviteti vijoi me ndarjen e çmimeve në vlere materiale & paketa turistike në shenjë kujtese për mësuesit e nderuar ndër vite , e cila u mundësua nga Vjosa Travel në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Shkollen e mesme Sami Frashëri Përmet.

Aktiviteti u mbyll me koncertin e pasdites nga grupet pjesëmarrese .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment