Motorsport Club Albania, do të organizojë edicionin e 14-të të Rally Albania, në datat 09-16 Qershor 2018.

Pjesë e itenerarit të tyre është edhe Përmeti. Në datën 12 qershor, mbi 300 sportistë nga 40 vende të ndryshme të botës, do të mbërrijnë në qytetin e Përmetit, ku do të kalojnë dhe një natë duke i dhënë kështu edhe më shumë gjallëri qytetit tonë.

Ky aktivitet do të kthehet në një ngjarje promovuese të Shqipërisë dhe natyrës së Përmetit, për pjesëmarrësit e huaj dhe jo vetëm.

Përmeti i turistik dhe i ripërtërirë ju mirëpret !