Bashkia Përmet, organizoi pasditen e datës 09 Maj 2018 në sheshin e qytetit: Çeljen e Sezonit Turistik, Përmet 2018.

Çelja e sezonit turistik është një prej eventeve më gjithpërfshirëse të Bashkisë Permet. Ky aktivitet konsiston në ftesën e turistëve mbarë dhe ndërkombëtarë për të vizituar asetet natyrore, kulturore dhe historike që mbart qyteti i Përmetit.

Është kthyer në traditë kremtimi i këtij eventi që ndërthur kulturën, turizmin, kulinarinë, biznesin vendas dhe sektorë të tjerë që kulminojnë në Sezonin Veror dhe jo vetëm.

Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e Tij, Shkëlqeqësia e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta, i cili dekoroi me titullin “Mjeshtër I Madh”, trajnerin e basketbollit z.Ethem Kaso.

Aktivitetin e shoqëruan : Sazet e mjeshtrave përmetare, këngëtarë si: Vaske Curri, Donika Pecallari, Evgjeni Culli. Gjithashtu nuk munguan promovimi i pasurive natyrore dhe traditës së gatimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment