Më datë 9 Maj ora 18:00, në Pedonalen e Qytetit, Bashkia Përmet organizon me rastin e Çeljes së Sezonit Turistik aktivitete si më poshtë:

Aktiviteti 1: Ceremonia e dekorimit të Z.Ethem Kaso nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Qendra Multifunksionale, ora 18:00.
Aktiviteti 2: Vizitë në panairin e kulinarisë dhe artizanatit, kolazh fotografik “Përmeti destinacioni turistik”, Pedonalja e Qytetit, ora 19:00.
Aktiviteti 3: “Çelja e Sezonit Turistik” ora 19:15
Përshëndetja nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta, Kryetari i Komunës së Rahovecit Z.Smajl Latifi, Kryetari i Bashkisë Z.Niko Shupuli, Deputetë të zonës etj.
Aktiviteti 4: Koncert nga Sazet dhe Këngëtarë të ftuar, ora 20:00.

Jeni të mirëpritur!