Gjatë muajit prill kordinatorja lokale e BE-së, në Bashkinë Përmet, organizoi leksione informuese mbi Bashkimin Europian me rreth 40 nxënës ekselentë të shkollave ” Nonda Bulka”, Meleq Gosnishti” dhe “Sami Frashëri”. Leksionet u zhvilluan çdo javë dhe trajtuan tematikat e mëposhtme:

  1. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
  2. Institucionet kryesore të BE-së.
  3. Traktatet themeluese.
  4. Fakte të përgjithshme mbi BE-në.
  5. Proçesi i anëtarësimit.

Këto leksione u zhvilluan për të përgatitur nxënësit për konkursin ” EU Jeopardy Game” që do të zhvillohet gjatë Javës Europiane.